
Nënë për herë të parë, Vilma Masha zbulon gjininë e bebes
Prej kohësh, revista ‘Who’ ka zbuluar se Vilma Masha është në pritje të ëmbël. Moderatorja e njohur e sportit është treguar mjaft e rezervuar për këtë periudhë të bukur në jetën e saj, por së fundmi me anë të një postimi ka zbuluar gjininë e bebes. Vilma ka publikuar një fustan rozë për bebe që i kanë dhuruar, duke zbuluar kështu se do të bëhet nënë e një vajze.
Kujtojmë se pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Vilma do t’i rikthehet shumë shpejt punës dhe gjatë ditëve që do të mungojë drejtimin e emisionit të saj do e marrë një nga gazetarët e “Supersport”.