Nënë për herë të parë, Nicki Minaj ndan foton e veçantë të vogëlushit
Reperja e njohur, Nicki Minaj është bërë nënë për herë të parë vetëm pak ditë më parë.
Së fundmi ajo ka ndarë në llogarinë e saj një foto të këmbës së bebit duke treguar emocionet që ndjen tashmë.
“Gëzuar përvjetorin, dashuria ime”, ka shkruar Nicki krah fotos ku nuk kanë munguar komentet e shumta nga miqtë dhe ndjekësit e reperes.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Minaj publikoi edhe urimet dhe dhuratat e mbërritura nga miqtë e saj artistë, ndër to dhe Beyonce, duke i falenderuar të gjithë që kanë zgjedhur fjalët më të dashura në një moment kaq të veçantë në jetën e saj.
revistawho.com