Nënë për herë të dytë, Arbana ndan foton dhe ndjesitë e saj të para

Ditën e sotme, moderatorja e njohur Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin kanë vendosur ta quajnë Diell.

Pak momente më parë, Arbana ka publikuar foton e parë ku ka kapur duart me vogëlushin dhe partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj, duke shkruar emocionet e para.

“Një Diell i vogël na shndriti sot! Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua”, shkruan Arbana krahas fotos.

View this post on Instagram

Një Diell i vogël na shndriti sot❤️ Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua! #family

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Kujtojmë se moderatorja është nënë edhe e një djali më të rritur të quajtur Joni, me të cilin ka një lidhje shumë të ngushtë dhe tani ai është shumë i lumtur që është një vëlla i madh.