Nënë me kohë të plotë, çfarë i mungon Oltës më shumë tani?

Dy muaj më parë, aktorja e njohur Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.

Olta ka treguar me anë të postimeve se po kalon ditët më të lumtura, por si një nënë e re ka edhe vështirësi.

Ajo ka publikuar një ‘selfie’ në të cilën ka shprehur dëshirën për të fjetur pak, duke qenë se Amar është shumë i vogël dhe nuk e lë të fle.

“T’kem t’flej icik! Na ishte njëherë gjumi… Mama me kohë të plotë”, shkruan ajo krahas postimit.

Kujtojmë se Olta dhe partneri i saj jetojnë në Spanjë, aty ku dhe e lindi vogëlushin e saj.