Nënë e një vajze, Lori Bala zbulon trupin gjithë muskuj

 

Periudha e paslindjes së një fëmije është edhe faza më e vështirë për nënat e reja, për t’u mësuar me ritmin e ri të jetës por edhe për t’u rikthyer në linjat e mëparshme fizike. Tek një balerinë kjo është ndoshta më e thjeshtë duke qenë se muskujt kanë kujtesë shumë të fortë. Pas më shumë se një viti nga ardhja në jetë e vajzës së saj Elois, balerina shqiptare Lori Bala duket në formë shumë të mirë fizike, madje trupi i saj është plot muskuj. Ka qenë vetë balerina e cila ka postuar në llogarinë e saj personale në “Instagram” një foto me rroba banjo ndërkohë që është duke pushuar me familjen e saj. “Ndërkohë që Elois po fle”, ka shkruar Lori bashkëngjitur fotos së saj ku duket qartë barku gjithë muskuj, shkruan Who.