Nënë e dy djemve, rrëfehet “Shehrezade”: Të gjithë më kërkojnë të bëj një vajzë

Aktorja shumë e njohur Berguzar Korel së fundmi në një video live për fansat e saj ka treguar shumë për shtatzëninë dhe djemtë.

Berguzar Korel e cila njihet për rolin e “Shehrezades”, është nënë e dy djemve dhe siç tregoi ajo tani të gjithë presin që të bëhet me një vajzë.

“Të gjithë presin një vajzë nga unë. Rëndësi ka të jetë e shëndetshme, i kam lënë në të shkuarën bisedat për gjininë”-u shpreh aktorja 37-vjeçare duke lënë të kuptohet se gjinia për të nuk ka aspak rëndësi.

Berguzar Korel është e martuar me aktorin Halit Ergenç të cilin e njohim si “Sulejmani i madhërishëm”.

Çifti u bënë prindër për herë të dytë në mars të këtij viti. Berguzar tregoi se djali i ngjan shumë edhe asaj, edhe të atit.

“I ngjan Halitit sepse ishte tullac kur lindi, por kur e krahasoj me foton time bebe më ngjan mua”-tha aktorja e cila deri tani ka preferuar të mos ja zbulojë portretin vogëlushit./revistawho.com