“Nëna ime vuante nga kanceri”/ Rrëfimi prekës dhe gjesti human i Atdhe Xharavinës

Ish konkurenti i Përputhen Atdhe Xharavina ka rrëfyer se nëna e tij ka vuajtur nga kanceri. Atdheu ka treguar se kjo është arseyja pse ka vendor të presë flokët.

Përmes një postimi në rrjette sociale, Atdheu ka treguar se teksa shoqëronte nënë e tij në spitalin Onkologjik dhe ka parë të gjithë ato nëna dhe vajza që vuan nga kjo sëmundje ka vendosur të presë flokët dhe t’i dhurojë për to, në mënyrë që njëra prej tyre të sigurojë një paruke.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe vëllai i tij, Butrint Xharavina. Atdheu tregon se ai i ka dhuruar në Shqipëri ndërsa vëllai i tij në Kosovë.

Postimin e tij, Atdheu e mbyll me lutjen që Zoti të ruajë dhe ndihmojë të gjitha nënat që vuajnë nga kjo sëmundje.

“Më keni pyet shumë për arsyen pse kam vendos me i heq flokët. E vetmja arsye është që kisha kohë që doja me i heq kur mu sëmur nëna ime, gjëja më e shtrenjtë në jetën time me sëmundjen e kancerit, por nuk më la me i heq atëherë. Dmth që doja të solidarizohesha me nënën time, por falë Zotit është mirë me shëndet. Tash një ditë isha në repartin e Onkologjisë bashkë me nënën dhe pashë gjithë ato gra, ato nëna që vuajnë nga kjo sëmundje u ndjeva shumë keq dhe vendosa t’i heq flokët e mija, i dhurova për këto nënat tona që të bëhet një peruke për ndonjërën nga ato. Të njëjtën gjë vendosi ta bëjë edhe vëllai im sot. Unë i kam dhuruar në Shqipëri, vëllai do i dhurojë këtu në Kosovë. Zoti i ruajt të gjitha nënat tona, kush vuan nga kjo sëmundje, dasht Zoti e kalojnë shpejt”, shkruan Atdheu në postimin e tij.

CNA.al