Nëna e Seldi Qalliut nuk e do Mimoza Shkodrën?
Mbrëmjen e së dielës, këngëtari Seldi Qalliu ndau me miqtë një foto familjare nga Gjermania, ku shfaqej i lumtur në krah të së fejuarës aktuale, Mimoza Shkodrës. Në foto etiketonte dhe nënën e tij, Monda Gjini, gruaja simpatike që u bë e njohur për publikun gjatë kohës kur Seldi ishte pjesë e lojës së “Big Brother”. Por pavarësisht vendimit të të birit për t’u fejuar me këngëtaren e njohur Shkodra, duket se ajo vetë nuk e ka shumë për zemër Mimozën. Këtë hamendësim të mediave e përforcon fakti që nëse hyn në profilin e saj në Facebook gjen ende foto të saj me ish-të fejuarën e Seldit që jeton në Suedi, Dafina Zekën. Ndryshe nga i biri që i ka fshirë fotot me vajzën shumë simpatike rë gazetarit të njohur nga Kosova, Milaim Zeka, ajo s’e ka bërë një gjë të tillë. Siç shihet Monda nuk heq dorë nga ish- e fejuara e djalit pasi mesa duket ruan kujtime të bukura nga koha, kur ajo ishte nusja e familjes.