Nëna e saj feston ditëlindjen, Arilena Ara zbulon mesazhin e veçantë që i ka dërgua…

Dita e sotme është mjaft speciale për këngëtaren e njohur, Arilena Ara.

Nëna e saj feston ditëlindjen dhe Arilena ka zbuluar mesazhin e ndjerë që i ka dërguar sapo akrepat kanë shënuar 00:00. “Gëzuar ditëlindjen DASHURIA IME! Zoti të bekoftë me lumturi të pashtershme! Uroj që portreti dhe sytë e tu të jenē gjithmonë të qeshur, dhe unë të jem aty ti përqafoj përjetësisht…Të puth duart e tua të shenjta që më kanë përkëdhelur jetën. Gëzuar shpirt, sot festojmë për bekimin më të madh në tokë, NËNËN. Të dua”, shkruan këngëtarja në mesazhin e saj.

Kujtojmë se Arilena e ka treguar gjithmonë lidhjen e fortë me nënën dhe babain e saj, i cili për fat të keq është ndarë nga jeta disa vite më parë.