Nëna e Piques jep intervistën e parë pas bujës me Shakirën
Nëna e Gerard Pique, Montserrat Bernabeu, ka dhënë intervistën e saj të parë televizive pas ndarjes së djalit të saj me Shakirën. Por ajo ka ndaluar gazetarët që të bëjnë pyetje që kanë të bëjnë me jetën e saj personale.
Nëna e Pique u shfaq në “Colapse”, ku foli për karrierën e saj.
“Si gjithë të tjerët, edhe unë kam një jetë personale dhe profesionale. Por jeta ime personale diskutohet vetëm me miqtë dhe familjen time më të ngushtë”, theksoi ajo.
Nëna e Pique e ka bërë shumë të qartë se jeta e saj personale nuk do të diskutohet, duke pretenduar se pyetjeve për djalin apo Shakirën nuk do të marrin përgjigje.
Gjatë intervistës së saj, ajo foli për lëndimet e djalit të saj gjatë karrierës së tij sportive.
“Më kujtohet se ishte në fushë. Kur e pashë, nuk mund të mendoja për asgjë”, tha ajo, për një dëmtim që Pique pësoi kur luante futboll në vitin 2012.
“Ai vazhdoi të luante, por nuk e dinte se ku ishte. Ai ishte i çorientuar dhe kishte pësuar një traumë të konsiderueshme në tru”, theksoi Montserrat.