“Nëna e Mark Samsonit nuk e donte Ilaria Sulën në shtëpi”: Më shpërqendron djalin

Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e prindërve të Mark Samson, autorit të vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula.

Me kalimin e ditëve, pozita e nënës së Markut, student i Arkitekturës, i cili ka pranuar krimin, po bëhet gjithnjë e më komplikuar pasi ajo rrezikon seriozisht të hetohet bashkë me burrin Rik Samson për ndihmë në vrasje dhe fshehje të trupit.

“Ajo nuk e shihte me sy të mirë. Aq sa nuk e donte as pranë shtëpisë. Një qëndrim që, ndoshta, nuk ishte vetëm pasojë e një mentaliteti kulturor të Nors Mazlapan, nënës së Mark Samsonit, por fshihte diçka më të thellë,” shkruan Corriere della Sera. Një lloj armiqësie ndaj Ilaria Sula-s, vajzës që për afro një vit frekuentonte apartamentin e vogël të familjes filipinase në rrugën Homs.

“Nuk doja që Marku ta sillte gjithmonë Ilarian në shtëpi. Kisha frikë se ajo e shpërqendronte shumë: djali im duhet të qëndrojë i përqendruar në studime,” ka thënë ajo për hetuesve.

Në lagjen e familjes së Markut po rritet tensioni në komunitetin e madh filipinas: xhaxhai Emilio largohet me skuter kur sheh gazetarët, edhe ata nga vendi i tij, që kanë filluar të interesohen për ngjarjen. Por aty ku Ilaria u vra ka vetëm një lule, një karafili i kuq.

“Po flija, nuk kuptova asgjë. Dhe ditën tjetër dola,” u ka thënë nena e Markut hetuesve të Drejtorisë së Policisë, të udhëhequr nga Roberto Pititto, gjatë pyetjeve të para dhe të vetme që ajo ka dhënë, të cilat nuk përjashtohet të përsëriten. Situata është në zhvillim. Ka skepticizëm për versionet e dhëna nga gruaja dhe gjithashtu nga burri, që punon si ndihmës shërbyes për një familje në veri të Romës.

euronews.al