Nëna e Ledianit flet pas polemikave se është kundër lidhjes së tij me Elhaidën
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliu kanë qenë kryefjalë e mediave javët e fundit. Duke u kthyer pas në finalen e “Dancing with the stars”, çifti u vendosën në qendër të polemikave.
Arsyeja ishin reagime e nënës së Ledianit, Domenika Ndreca, e cila gjatë finales bëri disa ndërhyrje nga vendi ku ishte ulur. Madje, balerini i tërhoqi vëmendje duke i kërkuar “të heshtë”.
Në publik kjo u përceptua se ishte kundër Elhaidës, rrjedhimisht edhe lidhjes së tyre, por që mesa duket është keqkuptuar.
Në një koment për ‘Vip Magazine’, mamaja e balerinit ka hedhur poshtë lajmet se reagimi në skenë ishte kundër partneres së djalit të saj. Ndreca shprehet se ajo reagoi në atë mënyrë për shkak të padrejtësisë që ju bë Elhaidës, e cila sipas saj e meritonte fitoren.
“Nuk është e vërtetë, reagimi ishte te padrejtësia që iu bë Elhaidës se ajo kërceu shumë bukur, e meritonte të fitonte. Elhaidën e puth fort”, – është shprehur ajo.