Nëna e Klea Gjatës: Di që Laert Haxhiu i solli lule 8 mars të këtij viti, por s’kanë jetuar bashkë
Nëna e Klea Gjatës në një intervistë për Report Tv ka treguar se si njihej vajza e saj me Laert Haxhinë, i akuzuar për një sërë krimesh të rënda e vrasje.
“Unë di që kur ishte 8 marsi i këtij viti, që i erdhi buqetë ishte pa emër. Vajza nuk e pranoi buqetën.
Se nga i gjeti numrin dhe i tha ta kam sjellë unë buqetën. I tha ta kam sjellë për shenjë respekti.
Vajza tha mos u merr me mua. Kam frikë më tha, ti bëj bllok.
Shkëputej, rrinte dy javë, por e merrte vet ajo. Për të bashkëjetuar jo e jo.
Vajza vetëm një natë ka ikur nga shtëpia, 3 ditë kur ishte në Tiranë për t’u kuruar.
Kur ka ardhur buqeta me lule jam shtangur, tha nuk e njoh se kush është”– tha ajo.
Tema