Nëna e Atdheut do për nuse Bora Zemanin, ish-konkurrenti sërish me deklaratë të fortë për moderatoren
Bora Zemani në moderimin e “Për’puthen” nuk mori vetëm pëlqimin e publikut por duket se ka fituar një vend të veçantë edhe në zemrat e ish-konkurrentëve, sidomos djemve. Janë të shumtë personazhet e programit të këtij sezoni që kanë shprehur pëlqimin dhe përzemërsinë për të, madje disa kanë thënë edhe se Bora është e vetmja nga vajzat që u ka pëlqyer në Për’puthen.
Një ndër ta është edhe Atdheu që shpesh ka bërë deklarata të bujshme për moderatoren nëpër intervista. Para pak javësh ai shprehu debulesën e tij për Borën, duke thënë se është familjarizuar shumë me të sidomos gjatë turneut. Më tej, shtoi se do bënte 10 vite burg për të.
Mirëpo, së fundmi ka shkuar edhe më tej. I ftuar “Te shoqja”, Atdheu u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij qe ta marrë për nuse. Dhe ai tha se nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Bora Zemanin. “Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve”, u shpreh Atdheu. Deri tani Bora nuk ka reaguar rreth deklaratave të tij, por jemi të gjithë kuriozë se si i ka pritur.