Nëna dhe fëmija që i mbijetuan Covid-19 në Angli janë shqiptare, bashkëshorti rrëfen eksperincën e pabesueshme

Historia e shqiptares, Elsa dhe vajzës së saj të vogël, Florence që çuditërisht i kanë mbijetuar fatkeqësisë së tyre pasi u prekën nga Covid-19 në Angli, ka pushtuar mediat botërore.

Bashkëshorti dhe babai, Tommy Larkins ka rrëfyer dhe një herë për “Sky News”, eksperiencën e tmerrshme.

Historia nisi kur babai i dha lamtumirën gruas dhe foshnjës së palindur, pasi familja u shkatërrua nga Covid, por çuditërisht Elsa dhe vajza e saj e vogël Florence i kanë mbijetuar fatkeqësisë së tyre. Gruaja e Tommy Larkins, Elsa 34-vjeçare u sëmur rëndë me Covid-19 menjëherë pas Krishtlindjeve.

Natën e 4 janarit, Tommy Larkins u përgatit t’i jepte lamtumirë gruas së tij dhe vajzës së tyre të palindur. E shkatërruar nga koronavirusi, Elsa shtatzënë qëndroi në ICU, ku mjekët patën një betejë të dëshpëruar për jetën e saj.

Ata nuk e dinin nëse ajo do të jetonte dhe i thanë burrit që të përgatitej për më të keqen. Në mënyrë të habitshme, dhe falë punës së pabesueshme të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Kingston, si nëna dhe foshnja mbijetuan.

“Filloi pak para Krishtlindjeve, kur kishim simptoma si familje. Pastaj më 27 Dhjetor gjendja e Elsës u përkeqesua me shpejtësi, dhe u desh të dërgohej me urgjencë në spital”, tregon bashkëshorti. Prej asaj dite Elsa u përkeqësua në mënyrë progresive. Ajo zhvilloi mpiksje në mushkëri, dhe u desh të vihej në intubim.

Megjithëse nuk ishte klinikisht e ndjeshme, foshnja në barkun e saj po ushtronte presion në pjesën e poshtme të mushkërive, duke e bërë më të vështirë për trupin e saj për të luftuar.

“Virusi po fillonte të prekte foshnjën, e cila po luftonte po ashtu me Coronavirusin”, tha Tommy. Kështu në mbrëmjen e 4 janarit ai mbërriti në spital, ku iu lejua ta shihte gruan e tij shtatzënë. Mjekët i thanë se ky mund të ishte shansi i tij i vetëm për t’i dhënë lamtumirë gruas dhe fëmijës së tij të palindur.

Ndërkohë foshnja Florence lindi 10 javë më herët në sajë të ndërhyrjes urgjente çezariane, në orë 1 të mëngjesit të 5 janarit. Ajo nuk ishte në gjendje të merrte frymë dhe iu desh të vihej në një intubim, që kishte të njëjtën madhësi me trupin e saj. Elsa vazhdonte luftimet në repartin e ICU. Ajo ishte në koma për dy javë dhe Tomit iu tha edhe një herë se ai mund të humbte gruan e tij.

“Unë duhej të provoja dhe të merrja informacione nga ekipi atje, gjë që ishte shumë e vështirë pasi të gjithë janë shumë të zënë,” tha ai. Ndërkohë, fëmija Florence filloi të përmirësohej, Elsa dol inga intubimi dhe filloi të ushqehej gjë që i dha dhe familjes shpresë.

“Si baba i tre fëmijëve, unë isha vërtet i shqetësuar se si tre vajza të vogla do të bënin pa mamanë e tyre”, tha Tommy, vajzat e mëdha të së cilit janë të moshës 13 dhe 16 vjeç. “Elsa filloi të bëhej më mirë, shumë ngadalë, falë gjithë punës së madhe të infermierëve në Spitalin Kingston.

“Çuditërisht Elsa më në fund ka dalë nga koma e saj dhe është duke u përmirësuar por duket ende pak e hutuar”, tregoi bashkëshorti. Ndërsa foshnja Florence është duke u ushqyer normalisht dhe ka shtuar në peshë nga nga 1.4 kg në 1.7 kg. Tomi lejohet ta vizitojë, por është i pasigurt kur Elsa do të jetë në gjendje të takojë vajzën e saj, shkruajnë disa nga mediat londineze./www.story.al