Nën hetim për trukimin e ndeshjes, jepet vendimi për Granit Xhakën

Granit Xhaka është liruar nga çdo akuzë për përfshirje trukim të basteve sportive, pas kartonit të verdhë që mori në fitoren 4-1 të Arsenalit në Leeds, 17 muaj më parë.

Hetimet e shumta për këtë çështje kanë përfunduar dhe futbollisti me origjinë shqiptare rezulton i pastër.

Komisioni i Lojërave të Fatit dhe Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e hetuan Xhakën për një bast prej 52,000 £ të vendosur se ai do të merrtë një karton të verdhë në 10 minutat e fundit të ndeshjes së luajtur në dhjetor 2021.

Skuadra e Mikel Artetës ishte 3-0 në momentin kur Xhaka u ndëshkua më karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner për vonesa në lojë. Xhaka vonoi rreth 20 sekonda për marrjen e një goditje dënimi, çka e detyroi gjyqtarin ta ndëshkonte me karton të verdhë.

Fillimisht u dyshua për lidhje të Xhakës me krimin e organizuar, por ajo çështje tani është pushuar për shkak të mungesës së provave.