Nelson Hysa i pandalshëm, mposht kolumbianin Troncoso dhe fiton titullin “IBO International” për peshat e rënda
Nelson Hysa është fituesi i titullit “IBO International” për peshat e rënda, teksa mundi me KO në Neuchatel të Zvicrës kolumbianin Jeison Troncoso.
Boksieri kuqezi ishte dominues dhe nuk e vuri për asnjë çast në diskutim triumfin, teksa pa u mbyllur raundi i tretë e rrëzoi dy herë kundërshtarin, për të marrë titullin IBO. Kjo ishte fitorja e 17-të në karrierë për Hysën, dhe e 15-ta me KO.
Në anën tjetër, arriti që të fitojë me KO teknik Alban Bërmeta. Në raundin e dytë, boksieri 32-vjeçarë nisi një vrull grushtesh ndaj Joze Yanez, i cili u dorëzua.
Denis Nurja gjithashtu regjistroi fitoren e radhës, duke mundur pas 6 raundesh Jose Espinozen. Ky ishte suksesi i 14-të për 30-vjeçarin i cili vijon të jetë i pamposhtur.
Mikel Çullhaj arriti të fitojë që në raundin e parë përballë Melbyn Hernandez që në raundin e parë. Luis Gjolena u nda në barazim në ndeshjen e tij me Michel Moreira. Gjyqtarët pas katër raundesh e vlerësuan duelin të barabartë./ Super Sport
Ora News