Në Turqi ndodh mrekullia. Dhia sjell në jetë të voglin e saj me flakëve, fermeri rrezikon jetën për ta shpëtuar
Një kec i vogël ka ardhur në jetë mes flakëve masive në Antalia e cila është një ndër zonat më të goditura nga zjarret. Mediat vendase e kanë cilësuar këtë si një mrekulli.
Sercan Bayat u kthye në fermën e tij disa orë pasi ishte evakuuar për shkak të zjarreve në pyje. Ai doli që andej me kecin e porsalindur.
Pasi forcat e xhandarmërisë u kërkuan vendasve të evakuoheshin, Bayat rrezikoi jetën e tij për t’i lënë kafshët e tij të lira për t’i çuar në një zonë të hapur.
“Kafshët tona janë më të dashura për ne se çdo gjë tjetër. Unë nuk mund t’i lija pas”, tha ai.