Në turneun e Beyoncé, jo pak vëmendje po merr vajza e saj, Blue Ivy

Beyoncé ka nisur turneun e saj botëror dhe po dhuron spektakël kudo ku shkel. Megjithatë, pavarësisht divës së suksesshme, dikush tjetër po merr të gjithë vëmendjen dhe bëhet fjalë pikërisht për Blue Ivy Carter, vajzën 11-vjeçare të Bey dhe Jay Z.

Blue i është bashkuar së ëmës në disa performanca, në Paris dhe në Londër, ku ka shkëlqyer me koreografi në skenë. Në Londër, e shoqëruar nga kërcimtarë të tjerë në turne, Blue perfomoi këngë si: “Alright” dhe “Black Parade”.

Ndërkohë, në seksionin e publikut, u duartrokit nga i ati, Jay Z, Dua Lipa dhe Kris Jenner.

Beyoncé postoi edhe një album me foto nga performancat e Bey në Instagram dhe shkroi: “Jam shumë e lumtur dhe falenderuese që jam mami yt. Na sjell kaq shumë gëzim, engjëlli im i ëmbël”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Blue i është bashkuar në skenë Beyoncé-s edhe në janar, kur performuan në resortin “Atlantis The Royal” në Dubai. Së bashku, nënë e bijë, performuan “Brown Skin Girl”.

Blue Ivy është vajza e parë e Beyoncé dhe Jay Z. Çifti janë prindër edhe të 2 binjakëve 5-vjeçarë, Rumi dhe Sir.