“Në top formë”: Asllani kalon vizitat mjekësore, zyrtarisht lojtar i Inter
Një ditë e rëndësishme sot te Inter. Përveç Romelu Lukakut, edhe Kristjan Asllani, mesfushori i ri i marrë nga Empoli, është bërë zyrtarisht lojtar i zikaltërve. Për talentin shqiptar vizitat mjekësore ishin planifikuar në Humanitas të Rozzano në mëngjes, ndërsa ato të fitnesit në Coni. Ky ishte praktikisht preludi i nënshkrimit të kontratës që do të mbërrijë pasdite në selinë e Viale della Liberazione.
Asllani do të firmosë një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 1,2 milionë euro në sezon. Asllani konsiderohet në ambientin zikatër si pasuesi i Brozovic.
Përfundoi pjesa e parë e kontrolleve mjekësore për Kristjan Asllanin. Mesfushori tani pritet te Coni për përshtatshmërinë e tij sportive. Pas këtij veprimi, vjen nënshkrimi i kontratës në selinë e Interit.