Në telashe me Policinë, Ermal Mamaqi reagon për herë të parë pasi i hoqën patentën: Asgjë nuk ta vjedh energjinë si…
Gjatë patrullimeve të policisë rrugore mbrëmjen e shkuar, policia i ka hequr patentën prezantuesit të njohur, Ermal Mamaqi.
Ndonëse për lajmin e mësuar nga burime të “Panorama”, policia nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar, ka reaguar vetë Ermali.
Në instagramin e tij Emali ka postuar thëniën “Asgjë nuk ta vjedh energjinë si ankesat e përhershme”, që ka ngjallur edhe reagime tek ndjekësit.
“Po me patentën ç’patën” shkruan një ndjekës, i cili pasohet nga një tjeter koment: “Po patentën ta vodhën?”