“Ne të dy bëjmë tërmet!”/ Folën për seksin në takim të parë, 25-vjeçarja kritikon ashpër dy konkurrentët e “Për’puthen”: Mësoi disa pozicione…
Konkurrentja e “Për’puthen”, Mikela Pupa, vendosi t’i japë një shans Eduard Kuçit dhe të realizojë një takim njohjeje me të, i cili u transmetua dje. Dyshja u shfaqën shumë të lirshëm dhe të afërt me njëri-tjetrin.
Gjatë pjesës së parë të takimit, i cili u transmetua dje, Eduardi e pyeti Mikelën se çfarë shenje horoskopi është dhe kur konkurrentja i tha “binjak dhe luan”. Ai shtoi: “Të dytën e ke luan? E kam dit që ti je diçka që më ngjan mua. Ne bëjmë xing. Nëe të dy bëjmë jo tërmet, po tornado”.
Më pas, konkurrenti nisi të fliste për seksin, kur tha: “Në një lidhje seksi është shumë i rëndësishëm, se seksi mendoj se është diçka që të afron më shumë me partnerin tënd. Edhe për ty mendoj se seksi është shumë i rëndësishëm. Unë dua që femra në takim me mua të ndihet e eksituar pa më prekur”.
Kjo bisedë nuk është mirëpritur nga të tjerët në studio, pasi nisën të komentonin negativisht faktin që seksi u përmend që në takim të parë.
Pjesë nga biseda:
Arlida Nezha: Edi, do i mësoje ndonjë stil të ri Mikelës?
Mikela Pupa: Pse vetëm në stil e kape ti pjesën e tërmetit? Jo në dy karaktere shumë të fortë? Në debat të fortë…
Arlida Nezha: Po përderisa biseda nis me seksin, vetëm kjo është.
Eduard Kuçi: Ti e di ça personi jam unë Tola. Që në fillim kam thënë që jam i zjarrtë pas seksit.
Arlida Nezha: Nuk është puna te debati, është te seksi se aty e kishit nisur.
Mikela Pupa: Nuk ke pse shprehesh në atë lloj mënyre ‘do i mësosh ndonjë pozicion’… Ndoshta ia mësoj unë atij pozicionet se është më i vogël se unë. Ku i dihet!
Arlida Nezha: Nuk ke pse ndihesh keq kur ti e bën debatin atje.
Pavarësisht kritikave në studio, ky takim me Mikelën e ndihmoi Eduardin që të tregojë edhe një anë tjetër të karakterit të tij. Në studio është shfaqur gjithmonë si një njeri i ftohtë dhe moskokëçarës, por dje Edi tregoi se është edhe tip i ndjeshëm.
Ai zbuloi se për tre vite ka kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij, aq sa ka dashur që të mos jetonte.
“Po në fëmijërinë time. Në moshën 13 deri 16 vjeç ka qenë një fazë e rëndë për mua, sepse ka ndodhur diçka në familje. S’mund të flas (përlotet). Më mirë të kisha vdekur ato vite, e mos me kon gjallë sesa me e përjetu.
Në atë periudhë e kam mësu se çfarë do të thotë jeta, sfidat, armiqtë, po është diçka shumë personale. Çkado që të bëj tash e tutje do e bëj për vllavin tem, unë s’kam pas kënd afër përveç familjes teme, shyqyr Allahut, po du me u çu në këmb kur ja përmeni emnin,– tregoi ai.