![](https://story.al/wp-content/uploads/2021/01/4655D99C-32E8-45F2-BFAE-8F150C8CF5AB.png)
Në shtrat me trofetë: Lewandowski ‘përkëdhel’ të gjithë kupat e fituar në 2020
Robert Lewandowski gjatë 2020 është zbavitur duke “përkëdhelur” trofetë e fituar në shtrat, duke publikuar rregullisht në rrjetet sociale një postim të ri për cdo sukses të shtuar.
Për të fundit të vitit, sulmuesi polak i Bayern Mynih ka zgjedhur të përfshijë në një foto të gjithë sukseset e një 2020 super, për të e për Bayern Mynih:
Champions League, Bundesliga, Coppa di Germania, Superkupë Europiane, Superkupë e Gjermanisë, Futbollisti Europian i vitit e Futbollisti i vitit në Globe Soccer Awards. I mungon vetëm një: Këpuca e Artë, e fituar nga Immobile…