Në shtrat me të brendshme, ja si e pret Georgina Ronaldon pas triumfit në Serie A
Një tjetër trofe iu shtua muzeut të CR7 pas fitores së Serie A me Juventus. Ronaldo shënoi golin e parë pardje pas një pase të mrekullueshme nga Pjanic gjatë një goditje dënimi.
Pas fitores, partneria e tij Georgina Rodriguez ka postuar një foto në “Instagram” vetëm me të brendshme dhe fëmijët që flenë gjumë. Në mbishkrimin e fotos, shkruan se ajo dhe e gjithë familja ndihen shumë krenare për të.
“Bashkimi bën fuqinë dhe sot jemi kampionë. Je më i miri në Univers, vazhdo kështu 24 orë në ditë për 365 ditë të vitit, vit pas viti. Nuk ka se si të ndihemi më krenarë për ty Cristiano,” ka shkruar ajo.