Në shtëpinë e Xhemi Shehut, moderatorja zbulon si e ka zbuluruar pemën e Vitit të Ri
Në muajin dhjetor, e gjithë shtëpia merr “nur” nga atmosfera e festave të fundvitit. Bredhi i Vitit të Ri, zbukurimet, ëmbëlsirat e festës duket se nxisin gëzimin në shtëpitë e të gjithëve. Por si janë festat në shtëpinë e Xhemi Shehut?! Magjike, shprehet moderatorja. Në profilin e saj në “Instagram”, Xhemi tregoi se festat kanë trokitur edhe në familjen e saj, ndaj ka bërë të gjitha nderimet e duhura. Moderatorja shfaqet e ulur pranë pemës, teksa sheh plot adhurim veprën e saj të artit.
Pema (që duket sikur është natyrale), është zbukuruar me drita të bardha dhe lule dhe shirita në ngjyrë të bardhë dhe të kuqe, shkruan IconStyle. Në fund të pemës, qëndrojnë arushët dhe plaku prej bore të veshur me kostumin e Babagjyshit.