Në shtëpinë e Amarda Toskës ka festë çdo muaj, Sia bëhet 8-muajshe

Moderatorja Amarda Toska e ka ruajtur në maksimum privatësinë e vogëlushes së saj, Sia. Edhe përse nuk tregojnë asnjëherë portretin e së bijës, ajo zbulon surprizat dhe festat që realizojnë për të. Sia tashmw bëhet 8-muajshe ndaj babi Ermali dhe mami Ami, kanë zgjedhur ta festojnë këtë ditë së bashku në familje. Gjatë ditës, ata udhëtuan me teleferik së bashku me Joelin drejt malit të Dajtit, ndërsa mbrëmjen kanë zgjedhur ta kalojnë në shtëpi, shkruan IconStyle. Është Ami, ajo që zbulon edhe tortën për këtë ditë të rëndësishme. Me numrin tetë në krye, torta duket se është frymëzuar nga personazhi vizatimor, Micky Mouse.