Në shtëpinë e Alida Hiskut në Gjermani, rrëfimi që s’duhet humbur i këngëtares së viteve ‘70-të
Ku janë ata tani?”, rubrika e veçantë e programin “E diell” në “Top Channel” ka pasur të ftuar këngëtaren e njohur të para viteve ‘90-të, Alida Hiskun.
Më saktë ka qenë Alida që ka ftuar në shtëpinë e saj në Fulda (Frankfurt), gazetarin Ervin Kurti. Në rubrikën aë prezantohet dhe mbyllet nga prezantuesja ikonë e atyre viteve, Silvana Braçe, Ervini realizoi një intervistë ndryshe me artisten, duke na prezantuar për herë të parë me familjen e saj në Gjermani.
Alida Hisku është një këngëtare shqiptare e cila ishte veçanërisht e popullarizuar në vitet ’70-të, ku spikati me pjesëmarrjen në festivalin e Këngës. Që nga viti 1990-të, ajo jeton në Gjermani. Gjatë intervistës me Ervin Kurtin, këngëtarja tregoi se sot është 65 vjeçe dhe ndihet njësoj energjike si gocë Tirone që është.
Pyetjes se a rrihet me një njeri gjithë jetën, ajo iu përgjigj në mënyrë të rrufeshme “Jo”, duke e argumentuar më pas.
www.story.al