Në reagimin e saj të parë, Beatrix Ramosaj ka veç fjalë dashurie
Me një postim në “Instagram”, Beatrix Ramosaj ka bërë reagimin e parë pas një sërë komentesh në rrjet rreth lidhjes së saj me Donaldin. Një histori dashurie e lindur brenda shtëpisë së BBV, por që nuk zgjati shumë kur kjo aventurë mbaroi.
“Dashuria dhe suporti që kam marrë nga fansat, kalon çdo gjë që kisha imagjinuat. Jam e prekur dhe e përlotur teksa shoh sa shumë kujdeseni.
Kurrë në jetë nuk mendoja se do e përjetoja këtë.
Ju jeni njerëzit e mi të preferuar, ju më bëni më të lumtur çdo ditë. Fakti që edhe unë bëj njerëz të lumtur më bën të ndihem shumë e prekur.
Ju dua me gjithë zemër, përgjithmonë.”, ka shkruar Beatrix në “Instastory”.
Me mbështetjen e gjithë dashamirësve të saj, Beatrix ka mundur të superojë çdo moment të vështirë dhe ka treguar se gjithçka ka sot është dashuria dhe lumturia për gjithë ndjekësit e saj./revistawho.com