Në qeli apo në Dubai? Postimet e fundit të Valdrin Sahitit na bënë lëmsh të gjithëve
Në një kohë kur mediet shqiptare dhe ato kosovare gëlojnë nga lajmi i arrestimit të bujshëm të Valdrin Sahiti, stilisti i njohur ka vendosur të na përshëndesë të gjithëve nga Dubai. 36-vjeçari ka postuar së fundmi në dy llogaritë e tij në Instagram momente nga puna për koleksionin e ri që pritet të prezantojë në qytetin më të lakmuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nuk e dimë nëse kjo është mënyra e tij për të përgënjeshtruar thashethemet që po qarkullojnë kudo apo dikush po përpiqet të na hedhë hi syve, por një gjë është e sigurt: tani ndihemi më konfuzë së kurrë.
Populli ynë thotë së ku ka zë, s’është pa gjë, megjithatë e vërteta do të dalë në dritë shumë shpejt. E duke qenë se rrjetet sociale janë bërë “burim” i kësaj të fundit, do të na duhet të kontrollojmë postimet e Valdrinit më shpesh se më parë. Kujtojmë se Sahiti është një emër i rëndësishëm në industrinë e modës, duke me kreativitetin e yij.
Suksesi i stilistit brenda kufijve është i padiskutueshëm, por ai nuk ka të ndalur as jashtë kufijve. Dhe po flasim për emra shumë të njohur, si Beyoncé, Yung Miami, Winnie Harlow, Kylie Jenner, Paris Hilton, Nicole Scherzinger që kanë mbajtur fustanet e tij në evente shumë të rëndësishme.