Në pritje të fëmijës së parë, Emma Roberts: Më thanë se mund të mos ngelja shtatzënë, ngriva vezët

Emma Roberts është në pritje të fëmijës së saj të parë, një djali, me partnerin Garrett Hedlund.

Por aktorja, e cila është shfaqur në ekran nga mosha 9-vjeçare, zbuloi frikën e saj më të madhe pasi mjekët në i thanë që nuk mund të bënte fëmijë.

“Më thanë se kisha e endometriozë. Ndjeva sikur kisha bërë diçka të gabuar,”– u shpreh ajo.

Roberts deklaroi se ajo mendon se kishte endometriozë që kur ishte adoleshente.

Kur aktorja u diagnostika, mjekët i treguan se endometrioza i shkaktonte probleme me pjellorinë, ndaj i thanë se ndoshta kishte nevojë për të ngrirë vezët dhe ajo e bëri këtë.

“Kur mësova për pjellorinë time, isha disi e shtangur,”– rrëfeu 29-vjeçarja.

Ndaj aktorja nuk dëshironte të ndante shpejt me ndjekësit lajmin e shtatzënisë sepse kishte frikë se diçka mund të shkonte keq.

“Kështu që e mbajta për vete, familjen dhe partnerin tim, duke mos dashur të bëj plane madhështore nëse nuk do funksiononte,”- tha ajo. “Kjo shtatzëni më bëri të kuptoja se i vetmi plan që mund të bëja ishte të mos kisha asnjë plan.”

Endometrioza është një patologji gjinekologjike, ku endometriumi (shtresa e brendshme e mitrës, e cila zëvëndësohet çdo muaj me ciklin menstrual) fillon të rritet jashtë mitrës. Shkaku i këtij çrregullimi ende nuk është i qartë.

/Panoramaplus.al