Në pritje të fëmijës së dytë, Arbana Osmani tregon ç’do të ndodhë me “Dua të të bëj të lumtur”
Disa javë më parë, Arbana Osmani ndau lajmin e pritjes së ëmbël me ndjekësit, e që nga ai moment, nuk mund të themi se kemi zbuluar shumë për shtatzëninë e moderatores. Megjithatë, duke qenë protagonistja e disa të shtunave në ekranin e Top Channel, përdoruesit në rrjet drejtojnë pyetjen e zakonshme në çdo prag të shtatorit.
Çfarë do të ndodhë me “Dua të të bëj të lumtur”? A do t’i anulojë bebushi planet për rikthimin e Arbanës në ekran? Moderatorja nuk ka pritur më gjatë për të dhënë një përgjigje. “‘Dua të të bëj të lumtur’ (për të cilin gjithashtu më keni çmendur) rikthehet sërish në Top Channel në janar, ndërsa historitë tuaja do të fillojmë t’i presim nga shtatori”, ka shkruar Arbana, duke bërë kështu me dije emisioni do të vijojë si normalisht.
Duket se Arbana dhe Eduarti kanë planifikuar gjithçka dhe ardhja e bebushit në jetë nuk do të ndryshojë planet e punës së çiftit. Me siguri, ndjekësit besnikë të “Dua të të bëj të lumtur” janë gëzuar jo pak nga ky lajm. /News31.al