Në pritje të ëmbël me partnerin misterioz, Sulltanesha Hyrrem publikon fotot dhe tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur
Aktorja e famshme Meryem Uzerli është në pritje të fëmijës së saj të dytë, me partnerin misterioz.
Dhe “Sulltanesha Hyrrem“ ka publikuar fotot e para ku tregon barkun e rrumbullakosur.
Aktorja ndau fotot e ëmbla me ndjekësit ku pozoi e veshur me një robdisham ngjyrë të kuqe, transparent ku zbulonte barkun e madh për kamerën.
Meryem Uzerli është në muajin e tetë të shtatzënisë, ndërsa ka edhe një vajzë 6-vjeçare me ish të dashurin Can Ates.
Ajo aktualisht është në një marrëdhënie me një shtetas amerikan, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur dhe është zhvendosur për të jetuar në Gjermani.
“Jemi shumë të lumtur, po krijojmë një familje,”– tha Meryem Uzerli në një intervistë, teksa foli për marrëdhënien e saj të re duke mos dashur të zbulojë identitetin e partnerit.
37-vjeçarja është larguar prej shumë kohësh nga ekranet turke dhe nuk dihet nëse do të ketë një rikthim të saj.
/Panoramaplus.al