Në prag të Shën Valentinit, Bieta ndan fotot e para duke shkëmbyer puthje me Albanin
Pavarësisht ëmbëlsisë që ka shfaqur gjithnjë në ekran, moderatorja e njohur, Bieta Sulo është treguar përherë tepër e rezervuar rreth raportit me bashkëshortin e saj, Alban Dudushi. Dyshja ka treguar se fundjavat zgjedhin t’i kalojnë herë pas here në natyrë së bashku me fëmijët, megjithatë nuk kishin publikuar asnjë foto më të ëmbël se kjo e një nate para Shën Valentinit.
Ka qenë Bieta ajo e cila ka ndarë me të gjithë ndjekësit në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa pamje ku shfaqet pranë Albanit, duke u puthur në dëborë. “Në prag të Shën Valentinit mund t’ia lejojmë vetes disa foto të tilla”, ka shkruar moderatorja krah postimit më të fundit.
Në këtë postim nuk kanë munguar pëlqimet e fansave të dyshes, por dhe komentet e ndryshme nga miqtë e tyre, të cilët e kanë komplimentuar çiftin. Kujtojmë se Bieta dhe Albani janë prindër të një vogëlushi 2-vjeç e gjysmë, Kroi, për të cilin duket se tregojnë kujdesin maksimal gjatë gjithë kohës./revistawho.com