Në prag të nisjes së programit dedikuar vajzave, festa e moderatores Ermira Çausholli ishte ajo që i duhej për t’i dhënë energji
Sezoni i ri televiziv do ta rikthejë në ekran moderatoren Ermira Causholli me një emision dedikuar vajzave, i cili nis transmetimin së shpejti në “ABC News”. Ditën e djeshme moderatorja e njohur ka festuar 8-vjetorin e vajzës së saj, Dian, ndërkohë që ka ndarë në Instagram pak nga festa e vecantë që kishte organizuar për të. Bashkangjitur me videon, Ermira ka bërë dhe një urim special për të bijën, e cila duket shumë e lumtur e rrethuar nga familja.
Nga festa, ku ishin të pranishëm vetëm pjesëtarët e familjes, njëkohësisht njerëzit më të dashur të moderatores, kemi shkëptur edhe këto momente. Portreti i bukur i thuajse të gjithë familjes:
Diani që duket e lumtur dhe e sigurtë së bashku me prindërit:
Nga fotoja e fundit mund të kuptonie dhe arsyen pse Ermira ka zgejdhur që në këtë sezon televiziv të vijë me një emision dedikuar vajzave, ndërkohë që festa me familjen padyshim ishte ajo që i duhej për t’i dhënë energjinë, për të nisur ashtu sic duhet, plot surpriza dhe emocione.
/News31