Në prag të “Love Story 2”, dashuria e spektaklit të parë paska përfunduar me sukses!
Ata të dy nuk u shfaqën më askund së bashku, përveç disa sesioneve fotografike që bën ditët e para pas përfundimit të spektaklit.
Po flasim për Meri Murrizin dhe Saimir Kasemin, të cilët dolën si çift nga “Love story”, por që nuk u besuan kurrë nga fansat të cilët zjenin në rrjet lloj-lloj historish konspiracioni, ku mbizotëronte ajo se në fakt Saimiri ishte i lidhur në jetën reale me Genardën.
Dhe duket se në fakt mes tij dhe Merit nuk paska pasur asgjë tjetër, pasi së fundmi ata kanë hequr dhe ato pak foto që kishin së bashku në Instagram.
E vetmja gjurmë nga “jeta e tyre në çift” është një reklamë që vijon të qëndrojë ende në profilin e Saimirit.
Ndërkohë si Merit edhe Saimir u është zvogëluar numri i ndjekësve, të cilët kanë pritur dashuri të vërtetë./Revistawho.com