“Ne po përballemi me një rrezik pasi…”/ Italia hap kufijtë për turistët, por Conte e bëri paralajmërimin
Ndërsa Evropa gradualisht po lehtëson masat e izolimit dhe kufizimet kundër pandemisë, Italia rihapi kufijtë e saj për turistët nga shumica e vendeve të tjera evropiane.
Kufizimet e udhëtimit brenda vendit gjithashtu do të shfuqizohen, në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirshëm midis rajoneve të ndryshme.
“Ne po përballemi me një rrezik pasi lakorja e të infektuarve mund të rritet përsëri“, tha kryeministri Italian, Giuseppe Conte, në muajin maj, kur njoftoi për planet e lehtësimit të masave.
Turizmi është jetik për ekonominë e Italisë.
Vendi po përballet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Italia, në muajin mars vendosi masa të ashpra të izolimit, pasi numri i të infektuarve nga koronavirusi po rritej me shpejtësi.
Italia është një nga vendet më të goditura në Evropë nga pandemia, me më shumë se 230,000 të infektuar dhe 33.500 vdekje./REL