Ne po i qanim hallin, por Britney po feston ditëlindjen më herët: Plazh tropikal me të dashurin

Britney Spears po feston ditëlindjen e saj të 39-të disa javë më herët, pasi ajo dhe i dashuri i saj, Sam Asghari sapo u nisën në udhëtim për në Maui (i njohur gjithashtu si ‘parajsa’) për pak argëtim në diell.

Britney Spears, duket se po përpiqet t’i shpëtojë të gjitha dramave, pasi është fotografuar duke hipur në avion privat një ditë më parë së bashku me Sam.
Fillimisht, këngëtarja bëri një foto jashtë avionit, ku shfaqej me pantallona të shkurtra, duke mos zbuluar se ku po shkonte. Më pas ajo ndau një tjetër pamje duke treguar se Maui është vendi ku do të jenë për ditët e ardhshme.
Dyshja ishte kujdesur të vendosnin maskat teksa pozonin dhe binin në sy format e tyre fizike.

Edhe kur kanë arritur në vendin e pushimeve, Britney i ka njoftuar të gjithë se mbërritën në vendin e shumë dëshiruar dhe se ndjekësit nuk duhet t’i kushtonin rëndësi flokëve të ngatërruar për shkak të udhëtimit.
Spears mbush 39-vjeç në 2 dhjetor dhe këtë vit duket se ka vendosur që festën e saj ta nisë disa ditë më herët./revistawho.com