Në pesë mujorin e tij të lindjes, Aurela Hoxha ndan imazhe të reja nga ardhja në jetë e Alaron
Modelja Aurela Hoxha e mbajti të fshehtë shtatzëninë dhe ardhjen në jetë të djalit të saj, Alaron. Bukuroshja bionde zbuloi se është bërë nënë vetëm pak muaj më parë dhe i mahniti të gjithë me linjat trupore seksi, që e bënin të vështirë të besoje se ajo ka sjellë në jetë një fëmijë.
Ditën e djeshme, Alaron mbushi pesë muaj jetë e me këtë rast, mami Aurela publikoi disa imazhe të reja me të birin, përfshirë edhe atë nga materniteti, kur modelja ka marrë në krahë për herë të parë të birin.
“Alaron është 5 muajsh sot! Të dua engjëll!”, shkroi Hoxha krahas imazheve.
Aktualisht, Aurela jeton në Spanjë së bashku me partnerin e saj, biznesmenin nga Miloti, i cili quhet Alban. Ajo nuk ka publikuar asnjë foto me të dhe ka vendosur të mos e zbulojë identitetin e tij.
Gjatë një interviste, modelja zbuloi se nuk e mbajti sekret shtatzëninë pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në Shqipëri dhe ka udhëtuar, por nuk e ka parë të arsyeshme të hedhë imazhe në rrjetet sociale.
“Në fakt nuk kam shumë kohë të rri në Instagram, kam parë komente për fshehjen e shtatzënisë dhe më duket pak absurd. Fakti që nuk e kam publikuar në Instagram, nuk do të thotë që e kam mbajtur sekret. Kam ardhur në Shqipëri, kam udhëtuar, kam dalë në restorante, në Bllok, njerëzit e mi e kanë parë të gjithë.
Por jo detyrimisht e kam parë të arsyeshme të hedh një foto. Ka shumë gjëra të jetës sime personale që nuk i hedh në Instagram, por s’do të thotë që i mbaj sekret, thjesht në Instagram publikoj gjëra që i mendoj të arsyeshme.
Në momentin që kam publikuar Alaronin, se kam bërë si prezantim, thjesht si një nga momentet e bukura që po kaloja. E kam kaluar shtatzëninë time shumë e lumtur, krenare. S’mund të mbahet një fëmijë sekret”, u shpreh ajo në “Natën me Aulonën”.
Modelja tregoi se shtatzënia nuk ka qenë e planifikuar dhe ka zbuluar lajmin se do bëhej nënë në një moment kur nuk e priste.
Panorama.al