Në përvjetorin e martesës, Justin ruan urimin më romantik për Hailey-n: Do të të vë gjithmonë në vend të parë
Justin Bieber nuk ka ngurruar t’i dedikojë herë pas here fjalët më të bukura të dashurisë partneres së tij, Hailey Bieber. Edhe sot këngëtari ka zgjedhur të shkruajë fjalët më të ndjera në përvjetorin e martesës me një kujtim nga ceremonia martesore.
“Hailey Bieber jam kaq me fat që jam burri yt! Ti më meson kaq shumë çdo ditë dhe më bën një njeri kaq të mirë! Unë jam i përkushtuar për pjesën tjetër të jetës tonë për të bërë të ndihesh gruaja që zoti ka caktuar! Zemra ime do përpiqet të arrish të gjitha ëndrrat e tua më të egra! Unë premtoj se do të të vë gjithmonë në radhë të parë, për të udhëhequr me durim dhe mirësi !! Gëzuar përvjetorin vajza ime e bukur, e ëmbël”, ka shkruar Bieber në postimin e pak minutave më parë.
Në të nuk ka munguar as përgjigja e Hailey-t e cila e ka quajtur Justin njeriun e saj.
revistawho.com