Në përvjetorin e martesës, Gaz Paja i bën premtimin publik partneres së tij
Një vit më parë, aktori i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre. Pak muaj më vonë ata u bënë prindër për herë të parë të njē vogëlushi të quajtur Dard. Ditën e djeshme, aktori i ka bërë një dedikim publik partneres së tij me rastin e përvjetorit.
“Më gëzove kur të njoha. Më gëzove kur the Po. Më gëzove kur solle Dard. Të lutem, vazhdo të më gëzosh dhe unë do kujdesem për ty”, shkruan ai krahas fotos nga albumi i martesës. Menjëherë postimi ka marrë komente të shumta urimi dhe komplimente.