Në përvjetorin e 21 të martesës, David i kushton Victorias fjalët më romantike të mundshme, kujton takimin e tyre të parë, ish-futbollisti: Ja ku jemi… ne sot

Ish-futbollisti ndau një video të ëmbël që përfshinte disa foto nga kujtimet e tyre së bashku, e cila kishte në sfond këngën e “Spice Girls”, “ Say You’ll Be There”.

David dhe Victoria Bechkam festojnë përvjetorin e 21 të martesës dhe në këtë ditë speciale ish futbollisti ka ndarë historinë kur e pa për herë të parë bashkëshorten e tij.

David ndau një video të ëmbël që përfshinte disa foto nga kujtimet e tyre së bashku, e cila kishte në sfond këngën e “Spice Girls”, “ Say You’ll Be There”.

Ai tregon se e ka parë Victoria-n për herë të parë teksa po dëgjonte këtë këngë dhe nuk mund ta harronte vajzën seksi të veshur me një fustan të zi.

Babai i katër fëmijëve tha që ishte me ish-lojtarin e “Manchester United Gary Nevile” në atë kohë.

“Isha me Gary Neville, (shokun e tij në Manchester United) dhe i them që më pëlqen ajo vajza e veshur me të zeza. Ja ku jemi, ne sot festojmë 21 vjetorin e martesës dhe kemi katër fëmijë bashkë. Faleminderit dhe gëzuar përvjetorin, e dashur”, shkroi David.

Victoria dhe David u martuan në qershor të 1999-ës dhe kanë katër fëmijë Brooklyn, 21 vjeç, Romeo, 17 vjeç, Cruz, 15 vjeç dhe Harper, 8 vjeç.

(A.B)/Dosja.al