Në “Përputhen +40” më shumë skandale dhe fjalë me pullë të kuqe
Duke qenë më të pjekur e më të rritur se të rinjtë e “Përputhen”, pritej që në “Përputhen +40” të mos shihnim skandale.
Deri ditën e sotme kur takimi i Linditës dhe Naumit bëri të gjithë të kthejnë sytë nga ekrani i televizorit për të parë ç’po ndodhte. Lindita dhe Naumi kishin dalë së bashku ne takim, por situata mori kot kur Lindita tha se Naumi po e dridhte muhabetin dhe kërkoi të përfundonte takimin.
Pas këtij momenti, mes tyre nisi debate që degradoi në ofendime të rënda personale pasi kamerat u fikën.
Naumi: E falenderoj që iku, më bëri një nder të madh se kam një hall më pak.
Lindita: Nuk të lejoj të më shash familjen time. Kush je ti të më prekësh në familje. Kujt i thua kështu fjalësh?
Naumi: Ke më gjë për të thënë?
Lindita: Pse më preke në familje?
Naumi: Se më deshi k….
Lindita: Injorant.