Në përballje me COVID-19, Teuta Krasniqi emocionon me shkrimin për prindërit
Përmes rrjeteve sociale, babai i aktores Teuta Krasniqi, Prof. Milazim Krasniqi njoftoi që është shtruar në spital bashkë me bashkëshorten, zonjën Edibe.
Pas disa ditëve të trajtimit në banesë për COVID-19, me rekomandim të ekipit mjekësor, prindërit e aktores po marrin specializim të mëtejmë në spital.
Në lidhje me zhvillimin, Teuta ka emocionuar përmes një postimi.
Në Facebook, ajo ka ndarë një fotografi nga karantina e vitit të kaluar kur Tara dhe Kaia komunikonin me gjyshërit përmes videolidhjes.
“Para një viti me mall, tash edhe me më shumë mall…” – është shprehur Teuta.
Shërim të shpejtë! /Prive.al