Në paqe të plotë/ Çiftet e famshëm shqiptarë që u ndanë miqësisht
Kohët e fundit në showbizin shqiptar kemi dëgjuar shumë ndarje mes çifteve e madje ata i kanë deklaruar vetë publikisht. Martesa apo lidhja mes këtyre çifteve të cilët ishin shumë të dashur për publikun, ka mbaruar pa zënka, në paqe dhe miqësisht. Le të rikujtojmë disa nga ndarjet më të famshme.
Nora dhe Roberti u ndanë në gusht të vitit të kaluar. Ishte Roberti ai që deklaroi ndarjen nga Nora pas gati 15 vitesh bashkë. Roberti tregoi se mes tyre ka mbaruar dashuria por jo respekti sepse Norën do ta respektojë gjithë jetën dhe e falenderoi publikisht që e ka bërë baba. Edhe në intervista Roberti ka shprehur të njëjtën gjë duke treguar se me Norën vazhdon të ketë një marrëdhënie të shkëlqyer. Këtë e vërtetoi edhe udhëtimi i tyre së bashku si një familje gjatë janarit. Nora e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” foli për herë të parë për këtë ndarje duke thënë se ata vazhdojnë të kenë një raport shumë të mirë.
Rudina dhe Aleksi janë një tjetër çift që u ndanë vitin e kaluar e këtë e bëri të ditur vetë artistja shumë e dashur nga publiku. Rudina dhe Aleksi pas ndarjes jo vetëm që ruajnë një raport shumë të mirë, por kanë mbetur edhe miq. “Aleksi çun beqar”-shkruante Rudina në një prej fotove të publikuara në Instagram duke treguar raportin e shkëlqyer që ka me ish-bashkëshortin pas ndarjes. Artistja ka treguar se ata vendosën t’i jepnin fund martesës sepse ndaluan së funksionuari si çift, por kanë mbetur miq dhe i duan të mirën njëri-tjetrit.
Jonida dhe Romeo ishin një nga çiftet më të dashur për publikun, por edhe shumë të komentuar pasi preferuan që lidhjen e tyre ta shijonin në privatësi. Sot ata nuk janë më bashkë dhe e kanë pranuar vetë në intervistat e fundit. I ftuar në “Thumb On”, Romeo pranoi për herë të parë ndarjen nga Jonida dhe tregoi se ata kanë mbetur miq.
Klaudia dhe Albi kanë qenë gjithashtu një nga çiftet më të dashur për publikun, por ata vendosën të ndaheshin tre vite më parë. Lajmin e ndarjes e dha vetë çifti duke treguar se janë ndarë me mirëkuptim, por do të kenë gjithmonë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin. Këtë e vërtetoi edhe intervista e Albit tek “Rudina”. Gjatë emisionit koreografi mori një videomesazh surprizë nga Klaudia duke treguar marrëdhënien shumë të mirë që kanë pas ndarjes.
Teuta dhe Blero u ndanë pas 5 vitesh martesë dhe ata gjithashtu e deklaruan publikisht ndarjen. Teuta dhe Blero deklaruan se mes tyre nuk ka as mllef, as urrejtje, përkundrazi ka një raport shumë të mirë mes tyre. Si fryt i martesës çifti kanë edhe një vajzë të cilës nuk i ka munguar aspak kujdesi nga ana e të dy prindërve. Sot Blero dhe Teuta kanë krijuar familjet e tyre dhe pavarësisht ndarjes kanë mbetur miq. Madje pak kohë më parë kur Blero u martua, Teuta e uroi duke i uruar më të mirën./revistawho.com