Në një lidhje tjetër? Bearti tregon statusin dhe gjendjen e tij shpirtërore
Beart Rexhepi është një nga personazhet më të pikasur të “Për’puthen”, sidomos pas daljes së tij nga programi i dashurisë. Ish-konkurrenti mori vëmendjen e gjithë “Shqipërisë” kur u zbulua lidhja e tij me Tea Trifonin.
Edhe pas ndarjes nga bukuroshja 22 vjeçare, për të riun nga Kosova “pas-telenovela” vazhdon.
Bearti ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram ku është pyetur për tema të ndryshme. Një ndër to ka qenë statusi dhe gjendja e tij shpirtërore.
“A je në ndonjë lidhje tjetër?” e pyet një ndjekës ish-konkurrentin. Dhe përgjigjia e tij është e prerë: Jo.
I pyetur më pas për gjendjen e tij, Bearti ka thënë së është në paqe.
Kujtojmë se pak ditë më parë Tea publikoi në Instagram një video, në të cilën shfaqej duke shkëmbyer puthje me një djalë të panjohur për publikun ndonëse i kishte bërë “tag”. Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje. Tea megjithatë këmbënguli se janë thjesht miq.