Në një lidhje me Capital T? Nevina Shtylla flet për herë të parë

Capital T publikoi disa ditë më parë këngën e tij më të re, “Buzëqeshje”, me protagoniste moderatoren e njohur Nevina Shtylla. Kjo e fundit postoi një foto me artistin para se kënga të publikohej, duke na bërë të gjithve të mendonim se çfarë po sjellin bashkë. E teksa pjesa më e madhe e ndjekësve ishin të bindur se bëhej fjalë për një projekt të përbashkët, pati edhe aludime se mes tyre mund të ketë lindur një romancë. E këto zëra nuk u shuan as pas publikimit të këngës.

Megjithatë, Nevina ka mohuar sot që mes saj dhe Capital T të ketë diçka më shumë se miqësi. E ftuar në “Wake Up”, ajo tha se oferta për të qenë pjesë e klipit ishte nga vetë artisti, duke shtuar se e pranoi për faktin se vinte në versionin filmik ndërsa shtoi se nuk do e shohim më në projekte muzikore.

“Klipi ka shkuar shumë mirë. Sa i përket Capitalit, nuk ka asgjë përtej miqësisë. Kemi komunikuar. Më propozoi të jem pjesë e klipit të tij. Në fillim isha skeptike se më ka ardhur dhe herë të tjera si propozim nga emra shumë të mirë që mund ta kisha marrë në konsideratë, por ndoshta nuk kam qenë gati dhe nuk doja të ndihesha thjesht një vajzë klipi. Propozimi i Capital T vinte pak dhe në versionin filmik në realizimin e tij, kështu që kishte diçka ndryshe nga realizimet e zakonshme kështu që më pëlqeu si propozim. Isha kënaqësi të punoja dhe të isha pjesë e projektit”, tha Nevina.

Vlen të theksohet se mediat kanë zbuluar se prej vitesh Nevina Shtylla është në një lidhje dashurie me një jurist i cili quhet Arbër Myftari. Para disa kohësh e pyetur nëse është në një lidhje moderatorja postoi një foto me të pa ia zbuluar portretin e plotë. Ndërkohë Capital T flitet prej kohësh për një marrëdhënie me Adrola Dushin. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka pohuar diçka të tillë.

/News31