Në një lidhje me biznesmenin indian? Agnesa Vuthaj poston videon dhe sqaron gjithçka: Nëse do të zgjidhja të dashur miliarder do të ishte…

Modelja Agnesa Vuthaj ka reaguar pas lajmit se ajo është në një marrëdhënie me një miliarder indian, Chetaan Sandesara.

Me një shënim të gjatë në Instagram, Vuthaj ka hedhur poshtë lajmin se mes saj dhe miliarderit ka një lidhje dashurie, duke shpjeguar se thjesht ka raporte pune me të, duke qenë se punon për kompaninë e tij.

Ndërsa ka publikuar dhe një video me bashkëshorten e miliarderit indian, Ish-miss Kosova ka sqaruar se në udhëtimin me avion privat ishte prezente dhe vet ajo.

Modleja shpreh indinjatën e saj për publikimin e një lajmi të tillë, ndërsa në fund të reagimit të saj thotë se nëse do të zgjidhte një të dahsur miliarder, do të ishte djali i Sandesara, si trashëgimtari i vetëm i një nga fmalijet më të pasura në botë, por thekson se gjithsesi qëndron tek kombësia shqiptare.

Reagimi i plotë:

Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marr informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemren time.

Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqese ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udheheq medien e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femrës.

Nuk kam rënë pre e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie pre e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33.

Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompemsim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqëve tanë për të investuar në mediat tuaja.

Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kuroren e Miss-it të Kosovës e Shqipërisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinën time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore.

Jam shembulli që tregon që nuk ka rëndësi nga ku nisesh por ku arrin, jam shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur me meritë, me forcat e veta, që nga kurorat e bukurisë, nga diplomat e fakulteteve, nga projektet që kam bërë e çdo punë që kam punuar ndër vite, çdo biznes që kam krijuar e rritur.

Nuk jam njohur asnjëherë për skandale, sepse fama e as ndjekesit në rrjete sociale nuk janë motivi im jetësor.

Nuk jam shembulli i vazjës që ka arritur në jetë nga përkrahja e të dashurit a burrit, kam punuar me shumë përkushtim e disiplinë që të krijoj vetë çdo gjë që kam sot. Jam shembulli i vajzës Selfmade e jo i vajzës që pret princin e kaltër të ja shndërojë jetën. E vërteta është që punoj për kompaninë miliarda dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan, për projektet në Shqipëri që janë më të mëdha sesa aksionet e nje hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Z. Sandesara me Kryeministrin e Kosovës, sikur edhe me kryeministrat e Presidentët e Rajonit dhe jo vetëm.

Kam qenë edhe në Nigeri dhe po punojmë for për njohjen e Kosovës nga Nigeria, një gjë që nuk ka arritur ta bëjë akoma asnjë ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President, përkundër shuëm përpjekjeve ndër vite, madje disa nga ata e shohin edhe si të pamundur, duke ditur vështirësitë e njohjes së shtetit më të fuqishëm afrikan.

Jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është marrëdhënie dashurie, ekzistojnë edhe miqësi, marrëdhënje pune e familjare, e familja Sandesara për mua janë familja e dytë. Nuk e kam fshehur asnjëherë lidhjen e me ta, kam dalur hapur në çdo restorant të Tiranës e Prishtinës. Kam fluturuar me PrivatJet nga Tirana për në Evropë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm me zotëriun në foto/video, por edh em ebashkëshorten e tij, motrë e saj e vëllain e djalin e tij dhe stafin e tyre.

Dhe për fund, nëse do të doja të zgjidhja një të dashur miliarder, do zgjidhja djalin e Z.Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga fmalijet më të pasura në botë, por mbetem akoma tek fala ime, tek kombësia shqiptare.

https://www.instagram.com/p/B7RYu1PHaJE/?igshid=11uaox493imea