Në një lidhje dashurie? Përgjigjet Era Istrefi!

Këngëtarja e njohur Era Istrefi ishte e ftuar këtë të premte në “Më lër të flas”, ku pas kaq kohësh u shfaq në një intervistë.

Pasi foli për karrierën dhe suksesin në fushën e muzikës, Era u përgjigj me sinqeritet teksa binjakët e pyetën për jetën e saj private.

“E urrej të përgjigjem me po ose jo, por nuk jam në një lidhje, jam single”, tha Era.

Më tej Romeo shtoi, “Mos është e komplikuar, prandaj nuk përgjigjesh dot me po ose jo?”, Era tha, “Nuk është e komplikuar, përfundimisht nuk jam në një marrëdhënie”.

Bordo