Në një lidhje apo jo, shoqja e ngushtë sapo i nxorri sekretin Kiara Titos!
Prej kohësh, jeta sentimentale e moderatores së njohur, Kiara Tito është në qendër të vëmendjes mediatike.
Kjo për shkak të lidhjes së aluduar mes saj dhe këngëtarit, Butrint Imeri, e cila nuk u pranua kurrë as nga Kiara e as nga Butrinti.
E ftuar në javën që lamë pas në “Shiko Kush Luan”, Kiara tregoi se ishte single… por e njejta pyetje iu bë edhe në “AfterParty” në kanalin e YouTube-it të Luana Vjollcës.
Pyetjes nëse është single apo në një marrëdhënie se bërë nga shoqja e saj e ngushtë, Liesa Haxhiasllani, Kiara iu përgjigj: “Single jam”. Kjo përgjigju u pasua nga Liesa, e cila e etiketoi si gënjeshtare, duke nënkuptuar që moderatorja e “Dr. Plastic” nuk është edhe aq single.
Se kush është fatlumi që i ka marrë zemrën Kiarën, ndoshta do të na duhet ca kohë për ta mësuar.