Në një intervistë shumë speciale Olta Gixhari flet për mëmësinë, partnerin dhe karrierën
Aktorja Olta Gixhari prej kohësh po jeton në Spanjë dhe kishte munguar në daljet publike përveçse në Instagramin e saj që tashmë është bërë më i “ëmbël”. Ajo dhe partneri i saj u bënë prindër të një djali disa muaj më parë, të cilit i vunë emrin Amar. Ka vetëm pak ditë që Olta është kthyer në Shqipëri dhe ditën e sotme dha intervistën e saj të parë në media, pikërisht në programin “Pardon my french”. Ajo foli për mëmësinë jetën bashkëshortore dhe karrierën.
“Jeta ime është bërë më e bukur pas ardhjes së Amarit. Edhe pse jam e lodhur dhe kam ato frikërat e mia, edhe pse jam kthyer prej ditësh dhe po jetoj në bllok dhe ende nuk kam pirë kafe në bllok po e shijoj shumë djalin”– tha Olta.
E pyetur se cilat karakteristika do të donte të merrte nga ajo dhe cilat nga bashkëshorti, Gixhari është shprehur që djali duhet të marrë gjithçka nga babai i tij.
Pyetjes se kur do ta tregojë partnerin e saj, aktorja tha se ai është aq i bukur, sa nuk do ta ndajë kurrë me publikun dhe Amar i ngjan shumë babait të tij, por publiku ende nuk e ka parë portretin e vogëlushit.Përsa i përket karrierës, Olta u shpreh se ardhja në jetë e djalit ndodhi në një moment kur bota ndali dhe ishte periudha e saj më e mirë për t’ju dedikuar tërësisht atij, kështuqë nuk ju desh të hiqte dorë nga ndonjë projekt. Rolet dhe karriera sigurisht që janë në planet e saj por ndoshta pak më vonë pasi edhe në përzgjedhjen e skenarëve, Olta është selektive dhe duhet të shohë nëse i përshtatet apo i pëlqen roli. Një tjetër plan që do të realizohet së shpejti është edhe një biznes i cili po ashtu do të lidhet me Spanjën dhe Shqipërinë.